Flash News

KRYESORE

Ashpërsohet lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës

Ashpërsohet lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shpalli planet për të vijuar me vendosjen e tarifave ndaj importeve kineze me vlerë 200 miliardë dollarëshe në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të thotë se thuajse gjysma e produkteve që amerikanët blejnë nga Kina, që është dhe burimi më i madh i importeve për ta, është subjekt i detyrimeve ndëshkuese tatimore të importit.

Sektori i industrisë pritet të ndiejë efektet, kryesisht në agrikulturë, prodhimtari, tekstile dhe shitjet me pakicë. Ndërkohë, Kina është zotuar të hidhet në kundërsulm me planet për të vendosur tarifa ndaj produkteve amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë, që nënkupton se rreth 80 për qind e eksporteve amerikane drejt Kinës do të jenë subjekt i tatimeve.

Administrata amerikane ka njoftuar se qëndrimi i saj i ashpër bëhet si presion ndaj Pekinit që të ndryshojë politikat e tij, të cilat lejojnë vjedhjen e teknologjive amerikane dhe nënvlerëson prodhuesit amerikanë.

Të fundit