Flash News

KRYESORE

“Asi i fundit’ i Metës, thirret konferencë urgjente: Denoncojmë një krim të tmerrshëm

“Asi i fundit’ i Metës, thirret konferencë urgjente:

Kur na ndajnë fiks 24 orë nga nisja e tubimit të Presidentit Ilir Meta, thirrur për ditën e nesërme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një konferencë e jashtëzakonshme për mediat është thirrur nga institucioni i Presidencës për në orën 18:30.

“Të dashur kolegë gazetarë, Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!”, ka njoftuar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me atë që pritet që të denoncojë Meta, denoncim i cili duket si një ‘AS nën mëngë’ një ditë para përballjes me pjesëmarrjen ose jo të shqiptarëve në aktivitetin e nesërm.

Të fundit