Flash News

KRYESORE

Askush nuk e ndal Klopp-in, Liverpool likujdon edhe Tottenham-in

Askush nuk e ndal Klopp-in, Liverpool likujdon edhe Tottenham-in

Liverpool nuk ndalet! Skuadra e kuqe duket se këtë vit e ka të shkruar në ballë se do të fitojë titullin kampion të Premier League.

Djemtë e trajnerit Klopp fituan 1-0 në transfertë edhe përballë Tottenham Hotspur dhe sonte do të largohen nga Londra me tri pikë të plota.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Firmino, i cili nderoi skuadrën dhe sidomos trajnerin, i cili ka marrë maksimumin prej tij. Rastin më të mirë për të barazuar e pati Heung-Min Son. Ai ishte shumë pranë portës dhe kishte mundësi për të gjetur golin, por e çoi topin shumë lart duke xhindosur trajnerin Mourinho.

Liverpool vijon fluturimin në krye të tabelës me 61 pikë, 16 më shumë se Leicester City kryesues.

Të fundit