Flash News

KRYESORE

"Askush nuk mund ta rishkruajë historinë", Thaçi reagon për herë të parë pas akt-akuzës për krime lufte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për herë të parë pas akt-akuzave krime lufte ndaj tij dhe ish-kreut tjetër të UÇK, Kadri Veseli, nga ana e Prokurorisë Speciale gjatë kohës konfliktit në Kosovë.

“ Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!”, shkruan Thaçi në një postim në rrjetet sociale, krahas së cilës ka publikuar edhe një fotografi të emblemës së UÇK-së.

Të njëjtin mesazh, të shkruar edhe në gjuhën angleze, presidenti e ka publikuar edhe dje gjatë ditës.

Kujtojmë se, kreu i lartë i shtetit të Kosovës ende nuk ka folur para mediave, pas lajmit se Prokurori i Specializuar e ka dorëzuar për konfirmim akta-kuzën ndaj tij dhe kreut të  PDK-së.

Në akuzë pretendohet se dy drejtuesit-Thaçi dhe Veseli- janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Ata akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit, krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortur.

Të fundit