Flash News

KRYESORE

 Askush s’ia kishte vënë veshin, por autori e kishte paralajmëruar tragjedinë e Selenicës

 Askush s’ia kishte vënë veshin, por autori e kishte

Prej pasdites së të premtes, fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës e ka mbuluar zija. 24-vjeçari Ritvan Zykaj qëlloi në gjakftohtësi me breshëri plumbash kallashnikovi në drejtim të kushërinjve të tyre, duke lënë 8 të vdekur, mes tyre dy fëmijë, më i vogli 6 vjeç.

Pas ngjarjes tragjike, e cila ka tronditur thellë mbarë opinionin publik, kanë nisur edhe analizat e ekspertëve se çfarë e çoi të riun të zbrazë pa mëshirë karikatorë me plumba në drejtim të të afërmve të tyre dhe si mund të parandalohej.

Të shokuar dhe deri diku të rezervuar, banorët kanë treguar për mediat se i riu kishte shfaqur që në adoleshencë shenja të luhatjes së personalitetit, problematik dhe i mbyllur në vetvete. Sipas tyre, tragjedia ishte paralajmëruar në një farë mënyrë, pasi shpesh herë ai u thoshte se ‘do t'ju bëjë hatanë’, shkruan 'panorama'.

Por, ky kërcënim i 24-vjeçarit nuk ishte parashikuar kurrë që ai të arrinte në këtë pikë sa të vrasë të afërmit e tij.

Ndonëse ai kushte shfaqur prej kohësh luhatje humori, paqëndrueshmëri emocionale, apo të shëndetit mendor, janë neglizhuar nga familjarët si shenja të një emergjencë për tu vizituar te mjeku.

Të fundit