Flash News

KRYESORE

“Asnjë hap pas!” Video-mesazhi i Bashës para protestës së 2 qershorit

“Asnjë hap pas!” Video-mesazhi i Bashës para

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja!” Ky është mesazhi i kryeopozitarit Lulzim Basha për qytetarët, një ditë përpara protestës mbarëkombëtare. Me anë të një video, Basha rendit të gjitha arsyet përse shqiptarët duhet të marrin pjesë nesër, në orën 19:00, në protestën që do të organizohet në Tiranë.

Rama vodhi votat për vjedhur shqiptarët, nis mesazhi i Bashës dhe më pas shpalosen shifrat që tregojnë varfërinë dhe kushtet e tmerrshme në të cilat jetojnë shqiptarët, ndërkohë që Qeveria shpenzon miliarda euro në kontrata korruptive.

4,5 miliard euro nga kushton sot korrupsioni i Ramës, thuhet në videon e Bashës, por mesazhi në fund është i qartë: Ne nuk do ta paguajmë këtë korrupsion.

Partia Socialiste do të çelë sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku ka vendosur të hyjë e vetme pas pjesëmarrjen e opozitës, një vendim i paprecedent në këto 30 vite tranzicioni.

Opozita nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje për sa kohë Edi Rama është në detyrën e kryeministrit, pasi e akuzon se është i lidhur me bandat kriminale dhe këto të fundit i përdor për të manipuluar votat. Përgjimet e prokurorisë në dosjet 339 dhe 184, i shtynë PD dhe LSI të digjnin mandatet parlamentare, pasi aty janë regjistruar biseda të zyrtarëve të PS me trafikantë droge teksa diskutojnë për vota.

Të fundit