Flash News

KRYESORE

Asnjë votë kundër, Maqedonia e Veriut miraton protokollin për anëtarësimin në NATO

Republika e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot protokollin për anëtarësimin në NATO.

Me 114 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka miratuar sot protokollin për këtë anëtarësim.

 

 

 

 

 

 

 

Pas votimit të Protokollit në Kuvend, në një ceremoni nderi u ngrit edhe flamuri i NATO-s duke zyrtarizuar kështu anëtarësimin e vendit në NATO, edhe pse vendi i fundit i NATO-s, Spanja nuk e ka ratifikuar në kuvendin e saj.

 

 

 

 

 

 

 

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov, i cili ka nënshkruar marrëveshjen së bashku me përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare, pas ceremonisë së nderiut deklaroi se ky është një moment historik për shtetin e Maqedonisë së Veriut, raportojnë mediat maqedonase.

“E sotmja është ditë historike. Të gjithë aleatët e NATO-s kanë nënshkruar Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë, që do të garantojë më shumë siguri dhe prosperitet për gjithë rajonin. E pres me kënaqësi ditën kur 30 flamuj do të valëviten jashtë selisë së NATO-s”, tha Stoltenbergu.

Kujtojmë se ishte parashikuar që ky proces të mbyllej në fillim të dhjetorit, në Samitin e Londrës (3-4 dhjetor).

Por u shty për shkak të Spanjës. Parlamenti spanjoll nuk e reatifikoi protokollin, para se të zhvillohej samiti, e për këtë arsye anëtarësimi i plotë nuk ndodhi.

Marrëveshja për emrin

Vendimi i NATO’s ka ardhur pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund konfliktit rreth 27- vjeçar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Me marrëveshjen Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Marrëveshja u nënshkrua më 17 qershor 2018 në Prespë.

Të fundit