Flash News

KRYESORE

Assad siguron “votën” e Parisit, Macron: Largimi i tij nuk është më prioritet i yni

Assad siguron “votën” e Parisit, Macron: Largimi i tij nuk

Largimi nga pushteti i presidentit sirian, Bachar al-Assad nuk është më prioritet për Francën, objektivi kryesor i së cilës është të luftojë kundër grupeve terroriste në Siri, konfirmoi presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë të publikuar sot në tetë gazeta evropiane.

“Nuk jam shprehur se largimi i Bachar al-Assad ishte një parakusht për të gjithë. Sepse askush nuk më ka paraqitur një pasardhës legjitim!”, theksoi presidenti francez duke zyrtarizuar për herë të parë këtë linjë për Sirinë.

Parisi ka qenë në linjën e parë që ka kërkuar largimin e Assadit.

Edhe pse kjo doktrinë ishte zbutur pas atentateve që përgjakën Francën që prej vitit 2015 , formula zyrtare ka qenë që presidenti sirian nuk mund të përfaqësonte të ardhmen e një vendi të shkatërruar nga gjashtë vite konflikt me një bilanc të rëndë prej më shumë se 320 000 të vdekurish dhe miliona refugjatë.

“Përsa i përket kësaj çështjeje, bindja ime e thellë është që duhet një plan diplomatik dhe politik”, deklaroi presidenti francez, i cili nuk përmendi OKB-në, një rezolutë e të cilës, miratuar në vitin 2015, shërbente deri tani si referim për zgjidhjen e konfliktit.

Të fundit