All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Astrit Dehari përkujtohet edhe në Tiranë, fotografia e tij “vesh” Akademinë e Arteve

All - Paragraf - 1

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në Tiranë, për të përkujtuar ish aktivistin e tyre, Astrit Deharin i cili ndërroi jetë dy vite më parë në burgun e Prizrenit.

All - Paragraf - 3

“Në mbrëmjen e 6 nëntorit, në sallën Black-Box të Akademisë së Arteve mbështetës e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Tirana e nga vende të tjera të Shqipërisë u mblodhën për të përkujtuar shembullin e aktivizmit dhe atdhetarisë, Astrit Deharin, i cili u vra në 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit, ku mbahej padrejtësisht. Kjo mbledhje për nder të Astrit Deharit u shndërrua në një odë të vërtetë shqiptare, me pjesëmarrjen e grave e burrave, vajzave e djemve, nga shumë profesione e prejardhje, nga shtresa të ndryshme shoqërore, të gjithë bashkë në përkujtim të një idealisti, i cili përditë e më shumë e forcon dritën e idealit për të cilin dha jetën!, shkruan Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim në Facebook.

Në këtë aktivitet kishte edhe miq nga Kosova, bashkëshortja e Astrit Deharit, Arta Boshtraj-Dehari, prindërit e tij, Xhemile e Avni Dehari, xhaxhai i Astritit, Esat Dehari, dhe babai i Artës, Nezir Boshtraj.

E pranishme ishte edhe nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetët Liburn Aliu e Xhelal Sveçla, si dhe veprimtari i vjetër e miku i familjes, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, Emrush Xhemajli.

Gjatë këtij aktiviteti aktorja Ema Andrea e kujtoi figurën e Astritit përmes poemës „Në Mundsh“ të Rudyard Kiplingut, ndërsa Elvis Hoxha, Arbër Zaimi, Gearda Demiraj, Krenar Zejno e Hysamedin Feraj folën për kujtimet, përvojat e mendimet e tyre me Astritin.indeksionline.net

Të fundit