Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Astrit Patozi ankimon zgjedhjet e 30 qershorit: Na trajtuan si “ferrë nëpër këmbë”
Astrit Patozi njofton se Bindja Demokratike ka vendosur të ankimojë zgjedhjet e 30 qershorit.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Patozi shkruan se këto zgjedhje patën vetën një fitore, shmangien e konfliktit civil.
Patozi nënvizon se Bindja Demokratike u trajtua si “ferrë nëpër këmbë” nga Partia Socialiste, pa pasur mundësi të konkurrojë nëpër 20 bashki të vendit.
“Përfaqësuesit e PS e trajtuan si ferrë nëpër këmbë BINDJEN DEMOKRATIKE, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numurua vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste”-shkruan Patozi.
Reagimi i plotë
BINDJA DEMOKRATIKE DO T’I ANKIMOJË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
E vetmja fitore e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte që ditën e votimit shqiptarët nuk u përplasën me njëri-tjetrin, ashtu siç kishin paralajmëruar disa koka të nxehta udhëheqësish politikë. Ato ishin zgjedhje të këqija dhe të cunguara, ndaj nuk është rastësi që, pas përfundimit të tyre, zgjidhja e krizës nuk shikohet fare në horizont. Tani që është numëruar edhe vota e fundit, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar mes palëve të vjetra ndërluftuese, të cilat ishin gati për ta çuar vendin në konflikt civil vetëm që të ruanin objektivat e tyre partiake.
BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në to, e vetëdijshme se po hynte në një proces të vështirë dhe të paragjykuar, ku kishte pak ose aspak shanse që të votohej dhe numurohej normalisht. Por edhe pse tani është provuar qartë se këto ishin zgjedhje problematike, ne jemi sërish të bindur se kemi marrë vendimin e duhur për të garuar më 30 qershor. Madje do të kishim bërë të njëjtën gjë, edhe sikur ta dinim që në fillim se zgjedhjet do të ishin edhe më të këqija se kaq. Sepse mendojmë që ato janë i vetmi instrument për të ndryshuar qeverisjen në një vend demokratik, sa kohë që nuk është shpikur ende ndonjë mënyrë tjetër.
Zgjedhjet e 30 qershorit u cënuan kryesisht nga bojkoti i partive kryesore të opozitës, por edhe nga menaxhimi i keq i njërës palë, të cilës i ngeli në dorë e gjithë tepsia e administrimit të tyre dhe ajo bëri çfarë deshi me të. Ndaj BINDJA DEMOKRATIKE ishte, jo vetëm pjesëmarrëse në këto zgjedhje, por edhe dëshmitare e deformimit të tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në të gjitha nivelet e trajtuan si ferrë nëpër këmbë BINDJEN DEMOKRATIKE, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numurua vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve. Kjo do të thotë se në një të tretën e territorit, Partia Socialiste na e mori në tavolinë rezultatin, duke mos na lejuar të hynim në garë fare.
Por aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga ana e tyre që ne të kishim një sy në administrimin e zgjedhjeve, në kushtet e mungesës së Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kërkesës sonë të përsëritur për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha qendrat e bashkive ku konkuronim KQZ-ja dhe KZAZ-të nuk iu përgjigjën kurrë, madje në kundërshtim flagrant me ligjin, as që denjuan ta marrin fare në shqyrtim.
Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës, edhe në kushtet e mungesës së shumë partive opozitare më 30 qershor.
Refuzimi i pranisë sonë nëpër komisionet e votimit dhe në tavolinat e numurimit është një argument i mjaftueshëm që ne të kemi dyshime të arsyeshme se rezultati i këtyre zgjedhjeve është trukuar nga profesionistët e vjedhjes së votës në Shqipëri. Ky ankimim mbështetet edhe nga të dhëna të besueshme që na sjellin përfaqësuesit dhe vëzhguesit tanë nga disa bashki të vendit, ku shkeljet kanë qenë më flagrante.
Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numurimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj.
Ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit.
Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga zgjedhje të tilla të shëmtuara, që drejtohen nga militanë fanatikë partish, të cilët e prishin procesin edhe atëherë, kur nuk kanë shumë ose aspak nevojë, e jo më atëherë kur rivaliteti me kundërshtarët është i fortë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38