Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi drejt krijimit të partisë së re?

Astrit Patozi drejt krijimit të partisë së re?

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi është shprehur sonte në “Studio e Hapur” se me shumë mundësi do të krijojë një patri të re.

“Nëse PD do ta çojë deri në fund këtë që ka nisur dhe unë jam i bindur që kështu do të ndodhë edhe në Kuvendin Kombëtar që mblidhet në fund të muajit duke mbyllur çdo derë.

Ne më pas kemi vetëm një rrugë, si njerëz që duam të merremi me politikë dhe të kontribuojmë për vendin. Ne kemi vetëm një rrugë që të përfaqësojmë qindra mijëra të djathtë që duan të përfaqësohen në parlament” – u shpreh Patozi.

Kujtojmë që dhe më herët, Patozi nuk e ka mohuar krijimin e një force të re politike, mundësi të cilën e përforcoi dhe më shumë me deklaratën e tij.

 

Të fundit