Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi e ka refuzuar ftesën e zyrtarit amerikan. Majlinda Bregu mbetet vetëm

Astrit Patozi e ka refuzuar ftesën e zyrtarit amerikan. Majlinda Bregu

Burime shumë afër deputeti demokrat Astrit Patozi e pranojnë se atij i është bërë një ftesë nga ambasada amerikane që të takohet më zëvendës ndihmës Sekretarin e Shetit Hoyt Brian Yee, por nuk ka pranuar.

Burimet refuzojnë të komentojnë mbi arsyet, por një logjikë politike i nënkupton ato.

Astrit Patozi, deputet për disa mandate i PD, ish-Kryetar i grupit parlamentar demokrat, pa poste ministrore në qeveritë e Berishës, nuk ka dashur të bëhet 'palë e opozitës' apo 'opozitë e opozitës'. Ai ka preferuar që t'i 'bluajë' përbrenda kritikat apo t'i shfaqë ato në forumet e partisë duke respektuar karrierën e tij politike në PD.

Jozefina Topalli, njofton Top Channel, nuk ka pranuar të ulet në krah të deputetes tjetër demokrate, Majlinda Bregu, me arsyetimin politik të 'axhendave' të ndryshme.

Të fundit