Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Astrit Patozi: Kush nuk po e ha karremin e helmuar të Edi Ramës?
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Astrit Patozi ka reaguar mbi efekte e marrëveshjes mes PD-së dhe Ps-së.
Sipas tij Edi Rama është krijuesi dhe përfituesi i vetëm i kësaj loje të pistë me zgjedhjet, e cila pretendon të zëvendësojë atë humbje që mund t’i shkaktojë llogarive të tij paraelektorale pamundësia e pjeshme për t’i vjedhur apo blerë votat, pas arritjes se marrëveshjes.
Statusi i plotë:
KUSH NUK PO E HA KARREMIN E HELMUAR TE EDI RAMËS
Legjenda e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve po qëndron në qendër të fushatës së nëndheshme të 3 partive më të mëdha në garë, ndërkohë që po përbyllet java e parë, që kur PD zbriti më në fund në betejë. Është fare e qartë dhe e dukshme se kjo fabul e kudogjendur sot në Shqipëri, sa në terren, aq edhe në tribunat apo ekranet mediatike, është krijuar dhe ushqehet përditë nga Edi Rama, i cili është i vetmi përfitues nga efektet e saj. Kryeministri, i cili qëndroi në detyrë, falë një marrëveshjeje, që u paraqit si një lëshim i bollshëm për opozitën, po përpiqet të konsolidojë perceptimin se PS dhe PD janë marrë vesh tashmë që të jenë bashkë në një qeveri joteknike pas 25 qershorit. Bashkëqeverisja në koalicionin e madhe është sporti më popullor sot në fushatën kapilare të partive, por në fakt jehonën më të madhe negative ajo e ka nga komentet dhe analizat e mediave të Tiranës.
Po pse them se Edi Rama është krijuesi dhe përfituesi i vetëm i kësaj loje të pistë me zgjedhjet, e cila pretendon të zëvendësojë atë humbje që mund t’i shkaktojë llogarive të tij paraelektorale pamundësia e pjeshme për t’i vjedhur apo blerë votat, pas arritjes se marrëveshjes? Sepse duke krijuar idenë e rreme të një detanteje të gjatë politike në Shqipëri, Edi Rama po përpiqet të vrasë me një gur dy zogj, duke dëmtuar njëkohësisht planet dhe fuqinë elektorale të Partisë Demokratike dhe të LSIsë. Nga njëra anë, koalicioni i madh dhe i mbyllur në tavolinë paraprakisht mes Bashës dhe Ramës dekurajon fushatën e demokratëve, sepse pritshmëria e tyre për rezultatin e zgjedhjeve dhe për të ardhmen e qeverisjes ka qenë krejtësisht tjetër para marrëveshjes. Vijoj të këmbëngul me forcë se ajo është qasja me e gabuar që mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme shfrytëzimin e kapaciteteve reale të Partisë Demokratike, në funksion të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Por një bashkëqeverisje PDPS nga ana tjetër hedh në erë shpresat e LSIsë për të qenë sërish “king maker” në qeverinë e ardhshme, që ka qenë edhe gjeneratori i vetëm i fushatave të saj në të paktën në dy zgjedhjet e fundit.
Duke u kapur në befasi, partia e Ilir Metës me kryetar Petrit Vasilin, duket qartë se e ka të vështirë të përshatet për të gjetur një strategji tjetër fituese. Sa nga koha e pakët që ka në dispozicion, por më shumë ngaqë është e pamësuar të jetojë larg pushtetit, pa të cilin e ka të pamundur të ruajë raportin e kleringut të drejtpëdrejtë, që ka me votuesit e saj. Por si po sillen të dy targetuarit e Edi Ramës me këtë karrem të helmuar politik? LSIja po përpiqet të krijojë përshtypjen se është e pashqetësuar nga kjo lojë e Partisë Socialiste, duke fryrë pa kursim përmasat e saj dhe duke e paraqitur veten si pretendente reale për të qenë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Por, sipas meje, kjo përpjekje e sforcuar dhe shumë larg të së vërtetës, e bën shumë qesharake, dhe në vënd që ta mbulojë, e zbulon më shumë, vështirësinë e Ilir Metës në këto zgjedhje.
Ndonëse fati politik i LSIsë nuk më intereson shumë, mendoj se ajo ka bërë zgjedhjen më të gabuar për t’iu përgjigjur këtij sulmi kibernetik të Edi Ramës, që në ditët e para të betejës elektorale. Dhe për rrjedhojë ka shumë gjasa që pasojat e tij të reflektohen në rezultatin final. Në ndryshim me Ilir Metën, PD ka zgjedhur të mbrohet nga ky diversion, duke u distancuar publikisht nga mundësia e një koalicioni të madh, idea e të cilit do të zbehte energjitë e demokratëve në fushatë. Lulzim Basha, që udhëheq opozitën e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike, ka deklaruar disa herë me forcë se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën dhe LSIsë, duke fashitur cdo zë tjetër, qëndror ose periferik të opozitës, që i fryn kësaj legjende me pasoja shkatërruese. Kam bindjen, se kjo është mënyra më e mirë dhe e vetmja që Partia Demokratike të ruajë, jo vetëm ritmin e fushatës së vet, por dhe objektivat e saj për të fituar më 25 qershor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38