Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi: Mos më kërkoni të mposht Edi Ramën

Astrit Patozi: Mos më kërkoni të mposht Edi Ramën

Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi deklaron se partia lindi si nevojë e kërkesave ulëritëse të shoqërisë shqiptare. Në emisionin ‘Provokacija’ të Mustafa Nanos, Patozi sqaro se nuk synojnë të mundin Edi Ramën në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, por të jenë gati për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

“Ne kemi lexuar nevojën e shoqërisë për të pasur një gjë të re; nevoja e shoqërisë është ulëritëse. Çfarë synojmë më 30 Qershor? Mos na kërkoni që të pretëndojmë të mundim Edi Ramën, por do kemi rezultate të mira, megjithatë nuk dua të flas me shifra dhe sondazhe, edhe pse do bëjmë edhe ne sondazhet tona. Beteja finale janë zgjedhjet e ardhshme te përgjithshme ne Shqipëri”, nënvizoi Patozi.

Në fund, ai shtoi se kandidatët do të prezantohen më 13 maj dhe se do të kenë përfaqësues në të gjithë vendin, përveç qyteteve ku janë kandidatë të pavarur.

Të fundit