Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Astrit Patozi pas përjashtimit nga PD: Vendimi u mor nga Basha dhe Berisha, Rama më paralajmëroi
Deputeti Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të mos e përfshirë në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Patozi thekson se kishte kohë që ishte i dyzuar për të qëndruar ose për t’u larguar nga PD, por vendimin përfundimtar për të e morën Basha dhe Sali Berisha. Deputeti demokrat e lidh këtë vendim me qëndrimin e mbajtur prej tij katër vite më parë kur u shpreh kundër zgjedhjes së Bashës në krye të partisë.
Ai tregon se si ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama se nuk do të ishte pjesë e listës, gjatë një seance parlamentare. Patozi shprehet se Rama ndoqi intuitën politike kur parashikoi këtë vendim.
Astrit Patozi thekson se PD është në degradim dhe kjo situatë nuk filloi dje.
Reagimi i plotë i Astrit Patozit:
ASGJE S'KA NDODHUR NE NJE DITE, GJITHCKA ESHTE SI ME PARE
Kisha shume kohe qe e ndaja me miqte e mi nje lloj neverie per katandisjen dramatike te ambjentit politik ne Shqiperi, pa guxuar asnjehere te mendoja qe edhe une vete te mos isha pjese e pergjegjesise. Por pa harruar asnje cast se per te ardhur deri tek une radha do te ishte tmerresisht e gjate. Ne kete kontekst u kam thene atyre se per here te pare ne jete kam qene i dyzuar, se nuk e dija tamam ne doja te qendroja apo te largohesha. Ndoshta per shkak se njeriu e ka te veshtire te ndahet nga pasionet e veta apo per shkak te bindjes e forte qe, per sa me ka perkitur kam bere gjene e duhur, te pakten ate qe kam besuar se eshte e drejte, mesa duket e kisha te veshtire qe ta vendosja vete. Ndaj sot i falenderoj njesoj dhe pa asnje keqardhje te dy ata qe e moren kete vendim, duke me cliruar nga medyshja ime. Natyrisht, edhe nga cdo lloj detyrimi. Ndoshta ka qene nje vendim i formes se prere, qe mund te jete marre ketu e kater vjet te shkuara, por kjo nuk ka asnje rendesi, as per publikun e aq me pak per mua.
Miqte e mi,
Eshte me arsye mungesa ime ne listen e kandidateve te Partise Demokratike, por edhe po te ishte ndryshe, nuk do te kishte qene fundi i botes.
Eshte finalizim i nje procesi te pandalshem degradimi dhe bjerrjeje vlerash qe nuk ka filluar mbreme. Per fatin tim te mire une nuk kam pritur qe te flas sot per te gjitha keto, por e kam bere ne vijimesi, kudo ku me eshte dhene mundesia, ndonese me shume, shume vetepermbajtje. Arsyeja e vetme per te qene i rezervuar lidhej thjesht me ndjesine e njeriut qe kerkonte te shpetonte shtepine e vet, duke e riparuar nga brenda.
Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj. Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te "Rilindjes" ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.
Por edhe pse e njoh mire kete ligatine, dhe pse nuk shpresoj qe ky armepushim te funksionoje gjate, nuk kam asnje pendese qe luftova dhe bera sa munda qe te kishte nje marreveshje.
Jo thjesht se nuk e pranoj revolucionin si koncept, por edhe se e njoh mire teknologjine e shtirjes politike qe prodhon kauza te rreme. Dhe sot nuk jam fare i trishtuar qe shoh se si idhtaret e luftes, ose Lej Fenet e partise sime, qe vetem 10 dite me pare i hakerreheshin henes, po t'u permendje qe nje dite do shkonim ne zgjedhje, tani po i lepihen paqes.
E bera kete shpjegim ne respekt te atyre njerezve, me te cilet per nje kohe relativisht te gjate kam ndare bindje te ngjashme, jo domosdoshmerisht politike. Nje mije here po te me jepej mundesia te kthehesha pas keto vite, nje mije here do te kisha bere te njejten gje. Ndaj edhe sot jam shume i qete dhe pa asnje peng. Kjo nuk do te thote se nuk kam gabuar, mos e dhente Zoti! Por jam shume i sigurt qe sado te medha te kene qene shkeljet e mia, ato do te ishin gjithesesi si buleza uji ne oqeanin e mekatit politik te ketyre viteve ne Shqiperi.
Ndaj sot dua te falenderoj te gjithe ata qe me mbeshteten, votuan apo besuan tek une ne kohera te veshtira dhe te mira per Partine Demokratike. Nderkohe qe u kerkoj ndjese te gjithe atyre qe nuk kam pasur mundesi t'i ndihmoj apo mund t'i kem lenduar gjate ushtrimit te funksioneve te mia publike.
I uroj sukses dhe mbaresi cdo anetari te Partise Demokratike, duke perfshire ketu edhe kryetaret, ne zgjedhje dhe kudo tjeter!
Nje urim te vecante e kam sot per demokratet e Vores, me te cilet pata fatin dhe privilegjin te punoj ne kohet e fundit, duke vecuar sidomos betejen gati epike te zgjedhjeve lokale te vitit 2015. Ata i paraprine kauzes se zgjedhjeve te lira dhe ndershme ne Shqiperi, te pakten 2 vjet para cadres, qe u ngrit per te shpetuar lekuren e Lulzim Bashes. Mbetet per t'u provuar ende nese ky objektiv do te arrihet ose jo.
Te nderuar miq!
Asgje e keqe nuk ka ndodhur. Sepse une nuk e besoj perrallen e keqperdorur qe tani "asgje nuk eshte me si me pare". Dhe per shkak se kemi mbetur ne vend, i qendroj me shume bindjes sime te kahershme se Shqiperia ka nevoje per nje shkundje te forte, e cila pa asnje dyshim ka per te ardhur.
Ju pershendes me mirenjohje te gjithe juve, qe, ashtu si une, besoni se per te pastruar qytetin duhet ta nisesh nga oborri i shtepise tende. Dhe se nuk mund te kete as shtet dhe as Shqiperi me te mire, nese partite do te bunkerizohen dhe do te kthehen ne kompani biznesesh te pista me nje pronar te vetem.
Ne qe e mendojme keshtu jemi shume me teper se ajo skote gjobaxhinjsh, qe po perpiqen te mbajne peng vendin per shkak te pengjeve te veta te parrefyeshme dhe te keqkuptimit qe kane per politiken, shtetin, shoqerine, por ndoshta edhe per vete jeten ne kete bote, si vdekatare qe jemi. Une jam me i motivuar se kurre te ndjek bindjet e mia dhe vizionin tim per Republiken joimagjinare qe meritojme dhe jam po kaq i sigurt se jane qamet shume ata qe e mendojne si une.
Ju faleminderit te gjitheve
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38