Flash News

KRYESORE

“Ata duan që ne të urrejmë jetët tona dhe të largohemi”; Protesta të dhunshme në Algjeri kundër presidentit

“Ata duan që ne të urrejmë jetët tona dhe të

“Ne nuk jemi kundër vetëm mandatit të tij të pestë, por duam që i gjithë sistemi të ndryshojë”. Kjo është deklarata e një të riu protestues në Algjeri që shprehet kundër rikandidimit të presidentit Abdelaziz Bouteflika, si dhe kundër sistemit politik të korruptuar.

Me mijëra protestues kanë dalë në rrugët e shtetit të Afrikës së Veriut, pas vendimit të Bouteflika-s për të rikandiduar për mandatin e pestë. Këto janë protestat më të mëdha në Afrikë që pas ‘Paranverës Arabe’, tetë vite më parë.

“Ata duan që ne të urrejmë jetën tonë këtu dhe më pas të largohemi me avion apo me anije. Por ne nuk do e braktisim këtë tokë, do të jenë ata që do largohen”, thotë një tjetër protestues.

Deri më tani raportohet për një person të vdekur nga përplasja e protestuesve me policinë, ndërsa 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Që pas një sëmundje në vitin 2013-të, Abdelaziz Bouteflika është shfaqur shumë pak në publik dhe qytetarët besojnë se ai nuk është në gjendje të drejtojë vendin.

Të fundit