All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ata kanë vetëm një frikë

Ata kanë vetëm një frikë
All - Paragraf - 1

Red Varaku

All - Paragraf - 3

Banda e “qelbsinave” e cila ka pushtuar institucionet qeverisëse, po bren dhe shkatërron çdo strukturë e cila përpiqet të mbrojë interesin publik. Ata janë shndërruar në eksploziv që rrënon çdo iniciativë e cila tenton të prodhojë mirëqënie për shqiptarët. Ata janë shndërruar në zjarrvënës të çdo ideje dhe projekti, që synon të mëkëmbë dhe forcojë themelet e institucioneve demokratike.

Për tu çuditur është fakti se, ndaj kësaj bande, ne si shoqëri kemi krijuar një raport varësie gati patologjike, të ngjashme me varësinë që krijon paraziti me “mikpritësin”. Nuk ka simbolikë më emblematike për këtë marrëdhēnie .”Sepse të gjitha qeniet e gjalla varen nga njëri-tjetri dhe për njëri-tjetrin, mirëpo parazitët jetojnë me organizmin tjetër në mënyrë krejtësisht tjetër. Paraziti merr nga “mikpritësi” çdo gjë. Ndërkaq, nuk i jep asgjë. Fillimisht, ai e paralizon mikpritësin duke përdorur një lloj enzime të veçantë, pastaj nëpërmjet një enzime tjetër, ai krijon te mikpritësi perceptimin që ai është pjesë e trupit të tij, saqë arrin një pikë që mikpritësi e mbron atë, ashtu siç mbron një pjesë të trupit të tij”.

Ashtu si paraziti, i cili fillimisht e paralizon mikpritësin, po kështu edhe kjo bandë përdor iluzionet për të paralizuar viktimën, e cila më pas rezulton në një kolektivitet të humbur dhe të pakujtesë. Ajo e ka kthyer median në argëtim dhe konsum për masat e mishit plot epsh. Një media që ka hequr dorë plotësisht nga gazetaria dhe ka thjesht një mision, magjepsjen e kësaj mase njerëzish pa sy. Si pasojë, kemi vetëm një serial të përditshëm politik, regjisor i së cilës është banda e kleptokratëve dhe aktori kryesor, ylli polaroid është vetë Kryeministri bashkë me “Dylber-Velinat” e tij ministrore.

Sepse, nuk duhet kurrsesi të harrojmë se vetë Rama është produkt i kleptokratëve dhe oligarkëve të medias, pra produkt i formës pa përmbajtje, e cila është kthyer totalisht në kurtizane të pushtetit. Ai e di fort mirë që shumica e shqiptarëve, jeton në botën e haluçinacioneve dhe “cicërimave” elektronike, Tëitter, Facebook dhe duke njohur mirë efektin mpirës të iluzioneve, premtimeve dhe mirazheve te turmat e pashkolluara dhe të pastërvitura e servir në formën më elegante dhe artistike të mundshme sapunin për kaçkavall.

Si pasojë, kemi një masë amorfe pa sy, mendimi politik i së cilës është zëvendësuar me mendimin vulgar të një Big Brother-i gjigand, i cili nëpërmjet prozhektorëve, telekamerave universale, ekraneve kozmike dhe klloun-artistëve prodhojnë silazhin magjik halućinant për të krijuar një qenie pa ndërgjegje. Sepse ai e shikon veten dhe realitetin përmes lenteve të degraduara të televizionit dhe kulturës së sëmurë që buron online dhe pandërprerë prej tij nëpër zgëqet më të largëta të Shqipërisë. Kjo i bën shumë mirë Ramës dhe bandës së tij, por i bën shumë keq Shqipërisë. Sepse na mban në ankthin e një të ardhmeje të pasigurt dhe të shfokusuar, ndërkohë që banda e parazitëve po e kthen Shqipërinë në një Republikë Kanabisi dhe Bananesh.

Ata i druhen shumë një zgjimi popullor, sepse një zgjim i tillë krijon një vetëdije e cila mund të shkaktojë një shkëndijë që mund të ndezë një revolucion, flaka e të cilit mund t’ia shembë ngrehinën e pamoralshmërisë dhe korrupsionit mbi kokë kësaj rrace të ndyrë burrash të vegjël.

Në fakt, kjo është e vetmja mënyrë për t'i larguar ata nga pushteti. Ata e dinë fort mirë që “Modeli” i tyre nuk frymëzon dhe nuk mobilizon më askënd. Idetë e “tepsisë dhe të kazanit” tingëllojnë bosh dhe pa përmbajtje në tavolinat e varfra të shqiptarëve. Fryma dhe ideologjia e tij rilindore ka rënë. Kjo është edhe arsyeja pse qeverisja e tij po shkon me hapa të shpejtë drejt totalitarizmit dhe diktaturës. Ai po i mbyll gojën kundërshtarëve nëpërmjet dhunës, “dajakut dhe tagjisë” sepse përherë të parë ka frikë nga lotët e viktimave që po prodhon regjimi i tij.

Për shkak të frikës , ai ka kapur drejtësinë dhe ka ndërtuar mekanizma dhe grupe gangsterësh të ngjashme me grupet paramilitare për të mbrojtur këtë klasë kleptokratësh dhe oligarkësh ndërkohë që këta të fundit, krejt hapur ditën me diell, nuk po lënë asgjë pa vjedhur dhe pa shkatërruar. Ashtu si në sistemin kinez të kapitalizmit totalitar, ai po përdor çensurën, shantazhet, bakshishet, median, burgosjet.

Sa më shumë diskreditohet, aq më e rrezikshme dhe e dhunshme bëhet kjo lukuni injorantësh proto-bolshevikë.

Së fundmi, duhet të jetë e qartë: hajdutët dhe lukunitë e banditëve me të cilat ndan tepsinë kanë vetëm një armik dhe ai armik jemi Ne. Qëllimi i tyre është të na mbajnë të mpirë, kokulur dhe të gjunjëzuar. Ata kanë vetëm një frikë, frikën e një aleance të madhe qytetare kundër këtyre qelbësirave. Ata e dinë që nëse një ditë ne do të kuptojmë se si po na poshtërojnë, vjedhin dhe dhunojnë, ajo do të jetë dhe dita e tyre e fundit.

Të fundit