Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjergj Meta
Barometrit ballkanik, që dje u shpërnda nëpër mediat online, nxori në pah diçka dramatike: dëshira e 50% e shqiptarëve është për me ikë nga këtu. Kjo shifër, përveçse alarmante, është edhe e frikshme e ngjall disa pyetje të pashmangshme: Përse 50% e shqiptarëve duan të ikin? (Ky 50% është i atyre që janë këtu, pa llogaritur ata që tashmë kanë ikur e që sigurisht kapin shifrën 1 milion. Pra duke i shtuar edhe 50 % e atyre që janë këtu del se më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk duan të rrinë në Shqipëri). Po kush janë ata që duan të rrinë këtu apo që u pëlqen të rrinë këtu? Çfarë lidhje kanë deklaratat e fundit, apo statistikat mbi rritjen e kriminalitetit dhe informalitetit në vend, me këtë dëshirë eksodi? A është vetëm ekonomia shkaku i parë dhe i vetëm i kësaj dëshire ikjeje?
Më pëlqen të bëj një analogji me fshatrat e Veriut. Shumë fshatra në Veri, por mendoj edhe në Jug, janë zbrazur me rreth 60-70% të popullsisë. Aty kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë mundësi të ikin, pasi janë shumë të varfër, ose që kanë ndonjë biznes apo ndonjë të ardhur nga puna e shtetit ose nga fëmijët jashtë (për të mos folur për ata që merren me trafiqe, kultivim lëndësh narkotike apo rrjepje të fondeve të përbashkëta). Këto familje kanë ikur drejt Tiranës, Durrësit, Lezhës e Shkodrës. Kjo analogji vlen për shqiptarët që ia mësyjnë vendeve perëndimore sapo të munden dhe duket se nuk ikin vetëm ata që nuk kanë mundësi eknomike, por edhe të tjerë. Ekonomia është patjetër një shkak që shtyn shumë njerëz të ikin nga ky vend. Ka shumë varfëri fatkeqësisht kudo, në fshatra e në qytete. Nga kjo pikëpamje nuk ka ndryshuar shumë në mjaft familje përgjatë gjithë këtyre viteve: disa (dhe janë pak) janë pasuruar shumë, shumë e një pjesë tjetër (dhe janë shumë) janë varfëruar në maksimum.
Por, le të kthehemi te 50% që duan të ikin. Një pjesë e këtij 50% nuk janë edhe aq keq ekonomikisht. Shumë nga ata që hedhin llotarinë amerikane janë të diplomuar, njerëz me një karrierë në jetën e tyre, punonjës të administratës, deri edhe diplomatë e politikanë, që nuk janë kthyer më në vend e kjo nuk u shkakton fare keqardhje.
Nuk është vetëm ekonomia shkaku i kësaj hemoragjie njerëzore. Do të ishte shumë naiv një përfundim i tillë. Lidhur fort me ekonominë është edhe mungesa e hapësirave jetësore, e infrastrukturës materiale dhe shpirtërore, mundësia për të pasur një jetë alternative që gërsheton punën me argëtimin, kulturën, shëtitjen, kërkimin shkencor, ndërlidhjen familjare. Është sidomos mungesa e mundësisë për t’u shprehur, e ndërsa shprehesh të dëgjohesh menjëherë. Po ashtu është mungesa e një sistemi për të qenë shëndetësor dhe arsimor. Po t’i pyesësh pjesën më të madhe të nxënësve, me qejf duan të studiojnë jashtë shtetit. Ata nuk e dinë kush janë profesorët shqiptarë, nuk i njohin e megjithatë janë plot me paragjykime për to dhe për cilësinë e shkollave tona. Asnjë ministër e askush nuk ua mbush mendjen atyre se këta nxënës, me studimet e tyre, mund të kenë një të ardhme këtu.
Dhe ja ku arrijmë te pika më kulmore, sipas meje, e kësaj rrjedhje njerëzish: mungesa e një horizonti për të ardhmen, që do të thotë mungesa e shpresës. Në Shqipëri mungon shpresa ose më mirë ajo vritet dita-ditës nga shumë faktorë. Një ndër fjalitë e Barometrit ballkanik ishte edhe fakti se shqiptarët nuk kanë besim te klasa politike. Po ky është vetëm një aspekt. Shqiptarët nuk kanë besim se mund të ketë një të ardhme, dhe se vetë ata mund ta ndërtojnë këtë. Në shumë vite, 50 vjet në dikaturë e 27 vjet në demokraci, është vrarë zëri i shpresës te shumë njerëz. Jeta kalon shumë shpejt. Shumë njerëz thonë: jetojmë për fëmijët. Të rrëqethet mishi kur dëgjon një dyzetvjeçar që thotë: “unë nuk kam hall për vete, por dua të garantoj fëmijët”. Kjo do të thotë të mos jetosh jetën tënde aspak.
Por, ikja nuk është vetëm nevoja e një sistemimi të jashtëm, është edhe nevojë e gjetjes së një rrugëdalje të brendshme. Është një lloj falimentimi i shoqërisë, por edhe i individit që shfryhet në këtë mënyrë. Ikja, përveçse humbje e shpresës për një të ardhme të mirë të mundshme, është edhe valvul shkarkimi e një zemërimi të akumuluar me vite, por që nuk arrin të kanalizohet në energji për përmirësimin e vendit. Ky kanalizim i energjisë për të ndryshuar diçka këtu has në murin e shurdhër të atyre që kanë në dorë frenat e vendit, në keqpërdorimn e përsëritur të atyre që do të duhej të ishin zëri i të pazëve, dhe sidomos në hakmarrjen primitive dhe kriminale të grupeve që mbajnë peng ekonominë e vendit dhe që i shqetëson ideja se duhet të ndajnë pasuritë e tyre me ata që kanë nevojë. Duket si një aleancë djallëzore e këtyre faktorëve kundër shpresës së këtij vendi dhe njerëzve që e banojnë. E gjithë retorika e politikës, e analistëve, ambasadorëve e kështu me radhë, shkakton mosbesim te 50% e shqiptarëve që duan të ikin e po ashtu nënqeshje te grupet kriminale që ndërkohë fërkojnë duart.
Shqiptarët ikin, sepse nuk shohin shpresë. E shpresa nuk konfeksionohet si një souvenir, as nuk prodhohet në parcelat e kanabisit, apo në korruptimin e zyrtarëve apo në retorikën konfliktuale të politikës. Ajo do fakte konkrete, zgjedhje të vështira, por mbi të gjitha dashuri për ata njerëz të thjeshtë të Shqipërisë.
Ne, si Kishë Katolike, nuk kemi sigurisht mundësi të ndryshojmë ekonominë e këtij vendi, por mund të them pa modesti se falë pranisë së shumë murgeshave e meshtarëve të angazhuar në zonat më të varfëra të vendit, shumë njerëz ushqehen me shpresë, kanë një ndihmë minimale për të jetuar. Por, edhe ne jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mund të zgjasë shumë nëse nuk ndërhyhet në kohë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, jo për të mbajtur të shtypur popullin, siç na akuzonte pa të drejtë Marksi dhe ndjekësit e tij kriminalë, por për të qenë partnerë të shpresës, me shtetin, me politikën, me OJF e OJQ, të gjithë ata që i duan të mirën këtij vendi dhe nuk mendojnë vetëm për përfitimin vetjak. Kur një familje deshi të emigronte, erdhën për të më pyetur se çfarë të bënin. U thashë: “Nëse ikni ju mirkuptoj, nëse rrini këtu ju admiroj”. Ata zgjodhën mirëkuptimin tim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38