Flash News

KRYESORE

“Atë që do të korrni, do të mbillni”, zv.ministrja e Arsimit ironizon mediat

“Atë që do të korrni, do të mbillni”,

“Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, do të mbillni në të ardhmen", kështu u shpreh zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu dje gjatë fjalës së saj në Panairin e Punës 2019.

Kjo fjali e saj qarkulloi në mediat online si lapsus, por zv.ministja e mohon diçka të tillë. Sipas saj fjala ka dalë nga konteksti, ndërsa u drejtohet mediave me ironi, “Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje... Nice try”.

"Ka tekst, por ka edhe kontekst" - citonte dikur një profesori im në auditoret e fakultetit.

M'u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorrën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës.

"Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!" ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice.

Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje... Nice try!”, shkruan në Facebook Haxhiu.

Të fundit