Flash News

KRYESORE

Atentat me armë në një shkollë në Florida, shkon në 17 numri i të vdekurve

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Florida, ku kanë mbetur të vrarë 17 persona. Ngjarja ka ndodhur në Stoneman Douglas në Parkland, Florida.

Raportohet se autori 19 vjeçar k përhapur alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos e më pas ka qëlluar me armë. Sherifi i Broëard, Scott Israel u ka thënë gazetarëve, se  autori Nicolas Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona.  Ai më pas ka hyrë në ndërtesë duke qëlluar mbi 12 të tjerë, ndërsa dy persona kanë vdekur pasi kanë arritur në spital.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Presidenti amerikan Donald Trump përmes një statusi në “Twitter”

“Lutjet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat e sulmit të tmerrshëm në Florida. Asnjë fëmijë, mësimdhënës apo dikush tjetër nuk duhet të ndihet i pasigurt në një shkollë amerikane”, tha Trump.

Kongresmeni, Ted Deutch, i cili është përfaqësues i këtij disktrikti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar me sherifin derisa ngjarjen e ka cilësuar shkatërruese.

Të fundit