Atentat me bombë eskortës së kryeministrit palestinez, disa të plagosur

Atentat me bombë eskortës së kryeministrit të Palestinës, Rami Hamdallah. Fatmirësisht, nga sulmi nuk ka viktima, por vetëm disa persona të lënduar lehtë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur eskorta e tij hyri në Rripin e Gazës , për të inauguruar një impiant për trajtimin e ujërave të zeza, njëherësh edhe si një përpjekje për të vendosur një marrëdhënie mes fraksioneve Fatah dhe Hamas.

Sipas agjencisë së lajmeve “Al Jazeera” përgjegjës për këtë sulmi vjen nga Hamasi, por pa përmbendur emra konkret të përgjegjësve. 

Ndërkohë, lëvizja islamike palestineze Hamasi e konsideron përpjekjen e Rami Hamadallah si tentativë për të destabilizuar sigurinë në Rripin e Gazës dhe për të minuar përpjekjet e vazhdueshme për të arritur unitetin kombëtar dhe pajtimin e brendshëm.