Flash News

KRYESORE

Atentat me 20 plumba në Tiranë, plagoset 50-vjeçari

Atentat me 20 plumba në Tiranë, plagoset 50-vjeçari

Një person 50-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Valias të Tiranës mbrëmjen e kësaj të enjteje.

I plagosuri, Elez Bodisha është jashtë rrezikut për jetën, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës, ndersa në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna. Ngjarja dyshohet për shkak hasmërie

Rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç. Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit”, thuhet në një njoftim paraprak të Policisë lidhur me ngjarjen.

Të fundit