Flash News

KRYESORE

Atentat në Durrës prokurorit Arjan Ndoj, plagosen edhe dy persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri pasditen e sotme.

Në ngjarje janë përfshirë dy makina. Nga News 24 mësohet se i plagosur ka mbetur edhe prokurori Arjan Ndoj.

Ndoji u bë mollë sherri mes opozitës dhe maxhorancës. Prokurori është akuzuar nga Rama si njeri që bashkëpunon me bandat mafioze.

Arjan Ndoj akuzoi për shpërdorim detyre edhe ish-kreun e Kadastrës Liridon Pula, për të cilin u sulmua edhe nga zëvendëskryeministri Braçe.

Ndërkohë mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Dy persona janë në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve është një femër.

Të fundit