Flash News

KRYESORE

Atentat në Memaliaj, mbetet i plagosur një person

Atentat në Memaliaj, mbetet i plagosur një  person

Rikthehen ngjarjet e rënda në Memaliaj dhe pikërisht një atentat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj, ku shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip Ford  me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë. Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M rreth 25 vjeç,  i cili  është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

Të fundit