Flash News

KRYESORE

Atentat në mes të Barit, vritet me dy plumba 23-vjeçari shqiptar

Vritet në një atentat në Itali një i ri shqiptar.

Sipas mediave italiane, 23-vjeçari shqiptar i identifikuar si Viktorian Pikaku është qëlluar me armë zjarri pas shpine në sheshin Abbazia në Bari të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orët e vona dhe sipas të dhënave të para kanë qenë dy persona me motor tip “Scooter”, ata të cilët kanë zbrazur armën e zjarrit mbi trupin e të riut.

Mësohet se i riu shqiptar ka marrë dy plumba vdekjeprurës në kokë dhe në mushkëri, ndërsa nuk dihet ende për identitetin e autorëve dhe shkaqet e vrasjes.

 

 

 

Të fundit