Flash News

KRYESORE

Atentat në Romë, qëllohet me breshëri i riu shqiptar

Atentat në Romë, qëllohet me breshëri i riu shqiptar

Një 25-vjeçar po lufton ne jetën i cili është qëlluar me breshëri armësh në kryqytetin e Italisë, në Romë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në zonën “Monterotondo Scalo”. I ri shqiptar është dërguar me urgjencë në spitalin “Sant’Andrea”.

I plagosuri, së bashku me të vëllanë ishin duke hyrë në banesën e tyre në rrugën “Cilento”, kur dy persona mbi një skuter iu afruan dhe një prej tyre shkrehu disa plumba pistolete duke plagosur 25-vjeçarin.

Gjendja e tij është e rëndë, raportojnë mediat italiane.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë duke u drejtuar nga karabinierët e Monterotondo-s.

Të fundit