All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Atentat në Shkodër, vritet me armë zjarri një person, plagoset një tjetër

Atentat në Shkodër, vritet me armë zjarri një person,
All - Paragraf - 1

Vritet një person në qytetin e Shkodrës dhe mbetet i plagosur një tjetër.

All - Paragraf - 3

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Partizani”.

Sipas të dhënave të fundit, dy persona me motor kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Fatos Ferracakut, duke e lënë të vdekur dhe u plagos Fatmir Mehaj.

Ndërkohë, policia konfirmon se pak minuta më parë është gjetur edhe një motoçikletë e djegur në zonën e Livadheve, që mendohet se u përket dy autorëve.

Sipas burimeve të para, Ferracaku njihej si një tregtar peshku dhe e zhvillonte aktivitetin e tij në Merkatën e Peshkut në Shkodër.

Po ashtu, referuar edhe nga i njëjti mbiemër policia po heton edhe në një tjetër pistë, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku  në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, policia konfirmon se pak minuta më parë është gjetur edhe një motoçikletë e djegur në zonën e Livadheve, që mendohet se u përket dy autorëve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë pasi zëvendësministri i Brendshëm, Sander Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në Shkodër në kuadër të një turi në të gjithë vendin.

Njoftimin i policisë:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur 'Merkata Rus', dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen 'Guerrile".

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia  e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

Të fundit