Flash News

KRYESORE

Atentati me eksplozivë në Shkodër, Artan Hoxha: Vrasje tipike mafjoze, shpreh nivelin e korruptuar të drejtësisë

Në lidhje me atentatin me eksplozivë në Shkodër, ku mbetën të plagosur 8 persona, gazetari Artan Hoxha, në emisionin Java në RTSH u shpreh se për nga skenari është i njëjtë thuajse me bombën që shpërtheu te VEFA, dhe se fakti që personi ndaj të cilit është bërë atentati nuk është ekstraduar në Itali, shpreh nivelin e korruptuar të drejtësisë.

“Personi ndaj të cilit është bërë atentat është i dënuar me 18 vite në Itali për trafik droge. Drejtësia shqiptare nuk e ka ekstraduar. Kjo shpreh dhe nivelin e korruptuar të drejtësisë. Ajo që bie në sy janë edhe disa vrasje tipike mafioze me armë me selenciator. Viktima më të shumta kanë qenë emigrantët. Mund të ketë dhe çështje larje hesapesh, por fakti është se jemi para vrasjeve tipike mafioze”, u shpreh Hoxha.

Të fundit