Flash News

KRYESORE

Atentati mbrëmë në Tiranë, identifikohet autori

Atentati mbrëmë në Tiranë, identifikohet autori

Mbrëmjen e djeshme, një 34-vjeçar u plagos me armë zjarri tek sheshi ‘Shqiponja’ në Tiranë. Policia ka njoftuar se ka zbardhur ngjarjen dhe se është shpallur në kërkim autori i dyshuar.

Në njoftim thuhet se në përfundim të veprimeve hetimore u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit:

  • T. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, drejtuesi i mjetit B.B., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

 

Të fundit