Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Atentati me granatë nga ish-shoferi, flet për herë të parë Fatos Tushe: Me autorin asnjë kontakt prej kohësh
Një javë pas atentatit me granatë nga ish shoferi i tij, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është rikthyer në zyrën e tij.
Pas mjekimit në spitalin e Traumës, Tushe ka rinisur punën dhe ka folur për herë të parë pas ngjarjes që ndodhi paraditen e 31 dhjetorit 2019.
Në një lidhje telefonike për ‘fax news’, Tushe nuk pranoi të japë detaje mbi ngjarjen dhe tha se “do të jetë drejtësia, ajo që do të vendosë në lidhje me gjithçka.
I pyetur mbi raportet që ka patur me autorin e shpallur në kërkim, ish shoferin Gëzim Saraçi, Tushe tha se me të nuk ka patur kontakte prej shumë kohësh.
Kujtojmë se gjatë atentatit me granatë në zyrën e kryebashkiakut, mbeti e plagosur edhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.
Saraçi ka qenë i punësuar prej disa vitesh në bashkinë e Lushnjes si shofer, ndërsa më herët ka qenë i dënuar në Itali.