Flash News

KRYESORE

Atentati me një të vdekur në Laprakë, mësohet identiteti i autorit

Atentati me një të vdekur në Laprakë, mësohet

Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një atentati në Laprakë, mbeti e vdekur 17-vjeçarja Briselda Gjikola, ndërsa u plagos i dashuri i saj Erion Bego, 23-vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar për atentatin ndaj të rinjve është Robert.P, 19-vjeç.

Sipas ‘News 24’, ngjarja erdhi pas konfliktit të ndodhur një javë më parë mes autorit dhe 23-vjeçarit, pasi ky i fundit e kishte qëlluar për shkak se 19-vjeçari i kishte ngacmuar të dashurën (viktimën).

Po ashtu, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 19-vjeçarit të identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes, por nuk e ka gjetur. Autori jeton në Laprakë dhe shumë pranë vendit ku kreu vrasjen.

Të fundit