Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj Dashamir Gjokës, policia identifikon dy vëllezër si autorët e dyshuar

Atentati ndaj Dashamir Gjokës, policia identifikon dy vëllezër si

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Shijak.

Janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Dashamir Gjoka.

Aktualisht po punohet për kapjen e shtetasve me iniciale E.K. 32 vjeç, banues në Shijak dhe M.K. 36 vjeç, banues në Shijak.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër më njëri-tjetrin, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip Benz kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip Benz të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga Dashamir Gjoka, 46 vjeç, banues në Shijak.

Nga atentati nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Gjatë kqyerjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe mjeti tip Benz, në të cilin dyshohet se kanë qenë shtetasit e mësipërm, si autorë të dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri. Grupi hetimor nuk jep më shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të hetimeve.

Të fundit