Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj ish-efektivit Fadil Meta, lirohet nga burgu Florenc Çapja

Atentati ndaj ish-efektivit Fadil Meta, lirohet nga burgu Florenc Çapja

Gjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen ndaj Florenc Çapjas dhe ka vendosur lirimin e tij nga burgu.

Mësohet se vendimi është dhënë nga Gjykata e Elbasanit.

Çapja u arrestua me akuzën e “Vrasjes me paramendim” e mbetur në tentativë kundrejt  ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema si dhe akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Kjo është hera e tretë që Florec Çapja i shpëton drejtësisë për këtë ngjarje, pasi gjykata ka argumentuar se nuk ka provat e mjaftueshme për të hyrë në proces gjykimi.

Çapja ishte marrë i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, shumë pranë banesës së ish oficerit të policisë Fadil Mema, krim për të cilin është arrestuar dy herë dhe dy herët është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve, pasi dëshmitari kryesor Ardian Ibrahimi në atentatin kundër Fadil Memës, është vrarë me 5 plumba në 26 maj 2006 në Elbasan.

Të fundit