Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj Ivanoviç, reagon Rama: Akt që nxit urrejtje dhe tensione

Pas atentatit ndaj kreut të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviç, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Rama përmes një postimi në Facebook ka shprehur keqardhje të thellë për këtë tragjedi duke e cilësuar si një akt që kërkon të nxisë tensionet.

Kryeministri shprehet se përpjekjet për dialog duhen thelluar dhe jo të ndalen.

Reagimi i Ramës:

Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic; akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!

Të fundit