All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, i arrestuari Rraja refuzon statusin e bashkëpunëtorit

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, i arrestuari Rraja refuzon statusin e
All - Paragraf - 1

Redjan Rraja i cili u arrestua për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe shoferit Andi Maloku, ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, të ofruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

All - Paragraf - 3

I arrestuari 34 vjeçar vazhdon t’i qëndrojë alibisë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai nuk ka qenë në automjetin prej nga ku u qëllua me kallashnikov, e për këtë refuzon mbrojtjen e shtetit, raporton Top Channel.

Megjithatë, grupi hetimor i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë prokurorisë së posaçme SPAK, zotëron prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin. Agjentët kanë gjurmë që u vërtetojnë hetuesve se ai ka qenë njeri nga tre atentatorët që qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte Ndoja, Laho dhe Maloku.

Një nga pistat është përfshirja e një grupi kriminal në Durrës që besohet se ka punësuar Rrajën.

Të fundit