Flash News

KRYESORE

Atentati në Ekuador, zbulohet kush është shqiptari i plagosur

Atentati  në Ekuador, zbulohet kush është shqiptari i plagosur

Shqiptari ndaj të cilit u bë atentat të martën në mbrëmje  në Ekuador në qytetin Guayaquili  mësohet se është shtetasi Remzi Azemi nga Kosova i cili u plagos me tre plumba.

Lajmin e ka bërë të ditur policia vendase e cila deklaron se ai ishte duke udhëtuar me makinë të blinduar ndërkohë që ka qenë duke u ndjekur nga autori i ngjarjes që udhëtonte me motor.

Shoqëruesja e Azemit ka ulur xhamin e dritares, dhe kjo pakujdesi për pak i ka marr jetën shqiptarit nga Kosova.

Sipas policisë  bëhet fjalë për pazare të prishura të trafikut ndërkombëtar të kokainës mes të plagosurit dhe atentatorit. Policia ka arrestuar një 22 vjeçar të akuzuar për tre vrasje.

Në muajin maj të këtij viti mbeti i vrarë Ilir Hidri i cili gjithashtu ishte i përfshirë në trafikun e drogë, atentat i cili ju bë në të njëjtin qyteti.

 

Të fundit