Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Atentati në Ekuador, zbulohet kush është shqiptari i plagosur
Shqiptari ndaj të cilit u bë atentat të martën në mbrëmje në Ekuador në qytetin Guayaquili mësohet se është shtetasi Remzi Azemi nga Kosova i cili u plagos me tre plumba.
Lajmin e ka bërë të ditur policia vendase e cila deklaron se ai ishte duke udhëtuar me makinë të blinduar ndërkohë që ka qenë duke u ndjekur nga autori i ngjarjes që udhëtonte me motor.
Shoqëruesja e Azemit ka ulur xhamin e dritares, dhe kjo pakujdesi për pak i ka marr jetën shqiptarit nga Kosova.
Sipas policisë bëhet fjalë për pazare të prishura të trafikut ndërkombëtar të kokainës mes të plagosurit dhe atentatorit. Policia ka arrestuar një 22 vjeçar të akuzuar për tre vrasje.
Në muajin maj të këtij viti mbeti i vrarë Ilir Hidri i cili gjithashtu ishte i përfshirë në trafikun e drogë, atentat i cili ju bë në të njëjtin qyteti.