Flash News

KRYESORE

Atentati në Elbasan, policia jep detaje. Lidhja e të plagosurit me fisin Çapja

Atentati në Elbasan, policia jep detaje. Lidhja e të plagosurit me

Policia ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, afër kryqëzimit të Cërrikut dhe mbeti i plagosur 23-vjeçari Raif Çaushllarit.

Ai është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zonat përrreth ku ka ndodhur ngjarja.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.

‘BalkanËeb’ raporton se Çaushllari njihet si mik i fisit Çapja.

Të fundit