Flash News

KRYESORE

Atentati në Elbasan, si shpëtuan të afërmit dhe fëmijët e viktimave

Atentati në Elbasan, si shpëtuan të afërmit dhe

Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me atentatin mafioz të së shtunës në mbrëmje në Elbasan ku humben jeten tre persona.

Mësohet se të gjithë personat që u qëlluan për vdekje janë të afërm me njeri-tjetrin.

Objektivi I atentantit dyshohet se ka qënë Endrit Alibej, 34 vjec i cili është person me precedente penal ne fushen e lendeve narkotike ne Europe, kryesisht për trafik kokainë. Ai kishte ndryshuar edhe mbiemrin si pasoje e problemeve me drejtesine.

Viktima tjeter Arben Dylgjeri 54 vjec është xhaxhai i tij ndërsa shtetasi turk Erdal Duranay. Ky I fundit është i afërm i një prej bashkëshorteve të familjareve të fisit Dylgjeri dhe Alibej.

Të tre viktimat sapo kishin dalë nga një lokal në zonën e Bradasheshit bashkë me familjet e tyre. Ata lëviznin në tre makina, kun ë njërën ishin të tre viktimat ndërsa në dy makinat e tjera fëmijet dhe bashkëshortet e tyre.

Autoret mesa duket e kanë pasur te qartë objektivin e atentatit teksa kanë shkuar vetëm në makinën ku ishte Endrit Alibej , Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk./Vizion Plus

Të fundit