Flash News

KRYESORE

Atentati në Tiranë, kush është biznesmeni që mbeti i plagosur së bashku me Ervis Martinaj

Atentati në Tiranë, kush është biznesmeni që mbeti i

Një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut. Në njoftimin e policisë thuhet se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Të plagosurit janë Ervis Martinaj dhe shtetasi Redi Popesku. Ky i fundit është biznesmen i njohur në Tiranë pasi ka në pronësi disa bizneseve në zonën e ish-Bllokut, madje edhe lokalin ku ndodhi ngjarja.

“Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Atentat në ish-Bllok/ Kush është Ervis Martinaj; nga kërcënimi i biznesmenit te lotaritë e palejuara në Tiranë

Atentat ndaj Ervis Martinajt në ish-Bllok, 36 vjeçari njihet si “i forti” i Tiranës

Të fundit