Flash News

KRYESORE

Atentati në Tiranë, viktima është ish punonjës i policisë

Atentati në Tiranë, viktima është ish punonjës i

Personi i cili humbi jetën në rrugën “Xhanfize Keko” në mbrëmjen e sotme ka qenë ish punonjës i Policisë së Shtetit. Ai është Santiago Malko, i cili për një periudhë kohore ka qenë pjesë e patrullës së policisë, ndërkohë që më pas dha dorëheqjen.

Viktima ishte duke lëvizur me një makinë BMW X5, kur u qëllua me breshëri. Për disa metra autorët shkrepën armën, ndërkohë që viktima  humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një objekt, në anë të rrugës.

Si pasojë e plumbave të marrë, 26 vjeçari humbi jetën. Policia ka nisur kërkimin për autorët e dyshuar, të cilët u larguan në drejtim të zonës së Freskut.

hetuesit po shikojnë të kaluarën e viktimës, konfliktet e tij, ndërsa sipas informacioneve ai ka pasur lidhje me një grup kriminal që vepronte në kryeqytet.

Të fundit