Flash News

KRYESORE

Atentati te “Komuna e Parisit”, Klajdi Kodra plagosi dy vëllezër një vit më parë

Pas kapjes së organizatorëve të antentatit të dy ditëve më parë tek “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha,  vërehet se ermat e organizatorëve nuk janë të padëgjuar nga  radhët e forcave blu. Pas Dejvi Rustemajt, është  Klajdi Kodra organizatori i dytë i këtij atentati, i cili  ka një të shkuar me precedentë penal.

Kodra ka qenë i dënuar më parë  me burg për një ngjarje në vitin e shkuar. Kodra ishte i lirë, edhe pse në gusht të 2016 plagosi Flamur Cullajn dhe vëllanë e tij po tek “Komuna e Parisit” për një borxh.

Me sa duket, Kodra është i forti i “Komunës së Parisit”, pasi një vit më vonë u bë sërish protagonist, së bashku me Dejvi Rusmeajn.

Gjithashtu, Kodra është plagosur edhe në vitin 2013, gjatë një konflikti te “Komuna e Parisit” si edhe është arrestuar mbi pesë herë nga Policia për vepra të ndryshme penale. Panorama

Të fundit