Flash News

KRYESORE

Atentati te “Komuna e Parisit”, i plagosuri hedh dritë mbi të vërtetën e ngjarjes

Atentati te “Komuna e Parisit”, i plagosuri hedh dritë mbi

Arrestimi i organizatorëve të atentatit tek “Komuna e Parisit” ditë e djeshme, ka bërë që i plagosuri Mariglen Hoxha, 25 vjeç të hedhë dritë mbi arsyen e sulmit me armë zjarri që çoi në plagosjen e tij.

I riu u ka thënë hetuesve se ka qenë bashkë me një të afërm te sheshi “Nënë Tereza”, pranë Politeknikut, ku ka pasur një konflikt me disa persona për çështjen e xhirimit të gomave të automjeteve, shkruan Panorama.

Nga ana tjetër, policia i identifikoi autorët e krimit falë pamjeve të para që u publikuan në internet nga një dëshmitar që ishte ndodhur pas makinës “BMW X5” të autorëve kur ata zbritën në semafor dhe qëlluan brenda në makinën e tij tip “Benz” shtetasin Mariglen Hoxha, i njohur edhe me emrin Lorenc.

Kjo video e sekuestruar në cilësinë e provës identifikoi targat e automjetit dhe fytyrat e dy prej personave të përfshirë në krim. Duke lokalizuar vendin ku ndodhi krimi, policia kërkoi pamjet e kamerës ballore në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”, ku pamjet tregonin fare qartë autorët e krimit dhe momentin kur ndodhi e gjithë ngjarja.

Të fundit