Flash News

KRYESORE

Atentati tek “Komuna e Parisit”, arrestohen atentatorët

Policia ka arrestuar katër të dyshuar për atentatin e ndodhur tek “Komuna e Parisit” , ku mbeti i plagosur shtetasi Mariglen ( Lorenc ) Hoxha. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar ekzekutori i tentativës së vrasjes dhe 3 bashkëpunëtorët e tij.

Operacioni policor i koduar "Poker", ka bërë të mundur  arrestimin i shtetasve të më poshtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht :  

Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.  

Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë

-Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

 Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi:

Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën "Sulejman Delvina", shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip "BMW X5", së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Benz", ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : - Mjeti tip "BMË X5". - 3 aparate celularë. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose për veprën penale " Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe për shtetasin Ardit Xhaferri, për veprën penale " Përkrahje e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i Kodit.

Foto: Dejvis Rustemi dhe Klajdi Kodra

Të fundit