Flash News

KRYESORE

Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshjen për emrin e

Athina dhe Shkupi kanë arritur të gjejnë një zgjidhje të përbashkët sa i takon emrit të Maqedonisë. Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme, Nikos Kotzias ka theksuar pas takimit me homologun e tij Dimitrov në Bruksel se dy diplomatët e të dy vendeve kanë mbaruar misionin e tyre.

“Sot ose ndoshta nesër, do të vazhdojë negocimi në nivel ekspertësh për çështjet teknike dhe ligjore me të cilat duhet të përballen. Pasi të kenë përfunduar dhe pasi të zgjidhen çështjet teknike dhe ligjore, dokumentet e hartuara në nivelin e Ministrave të Jashtëm do t’u jepen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe do të formulojnë marrëveshjen përfundimtare”, ka deklaruar Nikos Kotzias.

Emri nuk dihet por sipas mediave fqinje me shumë mundësi është vendosur për Severna Makedonija (Maqedonia e Veriut ), por edhe dy variante e tjera, Maqedonia e Epërme (Gorna Makedonija) dhe Maqedonia e Re (Nova Makedonija).

Të fundit