Flash News

KRYESORE

Athina e shqetësuar për sheshin ‘Skënderbej’, dorëzon ankesë në bashkinë e Tiranës

Athina e shqetësuar për sheshin ‘Skënderbej’,

Athina është shqetësuar përse në sheshin ‘Skënderbej’ janë vendosur gruë të ardhur nga Filati i Greqisë, pjesë e zonës së Çamërisë. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarja e PDIU-së, Vjollca Braho, e cila njofton për ankesën e ambasadorja greke në Tiranë ka dorëzuar sot në bashkinë e kryeqytetit.

PDIU e konsideron këtë veprim të Ambasadës së Greqisë si të turpshëm dhe qëndresën e partisë shqiptare si të domosdoshme.

Reagimi i Vjollca Brahos:

Vetem pak dite ne ndajne nga inaugurimi i sheshit Skenderbej! Sheshit simbol te kryeqytetit dhe Shqiperise! I konceptuar qe ne fillese si sheshi i te gjithe shqiptareve, per ndertimin e tij jane perdorur gure nga te gjitha trevat Shqiptare! Pjese e pandare e ketij mozaiku jane edhe gure te marre nga Filati, ne Çameri!

Fatkeqesisht, fqinji yne Greqia nuk e kaperdin dot qe Çameria eshte shqiptare dhe historia e saj eshte nje njolle turpi per historine e tyre. Madje kane paturpesine qe te dergojne Ambasadoren e tyre ne Tirane, e cila sot po paraqet ankese ne Bashkine e Tiranes perse jane perdorur guret nga Çameria per sheshin Skenderbej.

Levizja e perfaqesues se larte te shtetit grek e ben akoma me te domosdoshme nismen dhe qendresen e Partise, Drejtesi, Integrim dhe Unitet! Sot te gjithe shqiptaret jane me Çamerine sepse e kane kuptuar qe per PDIU atdheu eshte mbi gjithçka dhe nuk mund ta leme me te neperkembet fati i tij!

Ne kemi Veç nje Atdhe.

Deve në sheshin ‘Skënderbej’, “projekti i çmendur” i Veliajt

Të fundit