Flash News

KRYESORE

Athina shton akuzat: Shqipëria, çdo gjë për të mos hyrë në BE

Athina shton akuzat: Shqipëria, çdo gjë për të mos

Vijojnë reagimet e ashpra nga Athina pas vendimit të autoriteteve shqiptare për të shembur disa godina në Dhërmi të Himarës, të ndërtuara në kundërshtim me planin rregullues. Dy prej godinave i përkisnin anëtarëve të minoritetit grek dhe kjo ka shkaktuar zemërim në Athinë.

Pas Ministrisë së Jashtme greke, ka reaguar edhe deputeti i “Demokracisë së Re”, Stefanos Gikas, i cili ka thënë se “Shqipëria po bën çdo gjë për të mos hyrë në Bashkimin Europian”.

“Kam frikë se qeveria shqiptare duke shkatërruar pronat që i përkasin minoritetit grek pa pritur edhe vendimet e gjykatës, nuk e kupton seriozitetin e veprimeve të saj, që kanë të bëjnë kryesisht me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Siç e dimë, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, e përcaktuar dhe nga Këshilli i Ministrave të BE-së, është kusht thelbësor për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë”, ka thënë Giks.

Deputeti grek paralajmëroi për kundërpërgjigje nga Athina dhe Brukseli për vendimet e autoriteteve shqiptare.

Të fundit