Flash News

KRYESORE

Athinë/ Gaz dhe përleshje, studentët kërkojnë masa të reja

Një marshim studentor ka mbushur rrugët e Athinës gjatë mbasdites së sotme, ku një numër i konsiderueshëm të rinjsh kanë protestuar ashpër ndaj masave të vendosura në shkolla.

Molotovë të shumtë u hodhën në drejtim të forcave të policisë, ku këta të fundit u detyruan të përdornin gas lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për shkak të situatës me Covid-19 të rinjtë kërkonin zvogëlimin e numrit të studentëve për departament, në një maksimum prej 15 vetash, në mënyrë që të mund të arrihet distanca e nevojshme.

Emërime të reja te mësuesve për të mbuluar mungesat në shkolla.

Gjithashtu edhe testime masive të përsëritura të paguara nga shteti dhe ndërhyrje e menjëhershme në rast të simptomave tek një punonjës i shkollës ose nxënës.

Të fundit