All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Athinë/ Shqiptari i dehur kërcënon policinë

Athinë/ Shqiptari i dehur kërcënon policinë
All - Paragraf - 1

Një shtetas shqiptar ka kërcënuar policinë greke. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (e premte)  në rrugën “Lenorman” në lagjen Metaksurgjio në Athinë.

All - Paragraf - 3

Mediat greke raportojnë se shtetasi shqiptar, ideniteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka qenë në gjendje të dehur.

30-vjeçari shqiptari pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, filloi të zihej ashpër me disa shqiptarë të tjerë.

Sipas mediave vendase, pronarja e një restoranti ngjitur njoftoi policinë, por 30-vjeçari filloi ta kërcënonte me pistoletë si vetë zonjën, ashtu edhe forcat e policisë.

Më vonë, shqiptari u strehua në një apartament ku jetonte bashkë me të dashurën e tij. Pas negociatave me policinë 30-vjeçari u bind që të dorëzohej.

 

Të fundit