Flash News

KRYESORE

Atletico bën ndeshje perfekte, por derbin e Madridit e fiton Reali

Atletico bën ndeshje perfekte, por derbin e Madridit e fiton Reali

Atletico Madrid zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në “Santiago Bernabeu”, por nuk ia doli sërish të mposhtë rivalët e përjetshëm të qytetit. Ekipi i Zidane fitoi 1-0 derbin falë golit të Karim Benzema dhe vijon të kryesojë i vetëm La Ligan spanjolle.

Bardhekuqtë guxuan më shumë në pjesën e parë, por humbën disa raste dhe nuk u treguan të saktë përballë Courtois. Reali e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kaloi në avantazh në minutën e 56-të.

Ferland Mendy hodhi një top të bukur në zonë dhe bomberi francez nuk e pati të vështirë për të thyer sllovenin Oblak. “Los Blancos” ia doli të menaxhonte avantazhin e artë dhe siguroi tre pikë të arta në këtë përballje.

Të fundit